Një aksident u regjistrua rreth orës 1:00 të së dielës, ku një mjet është përplasur fillimisht me një pemë e më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, pasi një i ri, i cili ishte drejtues i mjetit, ka dalë nga makina pa marrë dëmtime.
Dyshohet se ky i fundit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.





