Digjen 5 kamionë të një kompanie guroreje në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.

Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm dhe i vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas denoncimit dhe ka nisur hetimet, duke mbledhur dëshmi, prova dhe verifikim të pamjeve filmike.

“Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi sot policia.