Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Divjakë-Tre Urat, në fshatin Gërmenj (5 korrik).
Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në rrugët e fshatit, aty ku shpejtësia duhet të ishte 30 km në orë.
Si pasojë e aksidentit në të cilin janë përfshirë një mjet tip “Toyota” dhe një “Audi”, janë lënduar disa persona.

Ambulanca ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe ka dërguar dy persona në qëndrën shëndetësore Divjakë për ekzaminime për lëndimet e marra.

Asnjë prej të aksidentuarve nuk ka lëndime serioze. Polica e Qarkullimit Rrrugor ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin, si dhe për të disiplinuar trafikun, i cili është i rënduar pasi kjo rrugë rurale përdoret nga shumë drejtues mjetesh për të shkuar drejt plazhit të Divjakës dhe destinacioneve të tjera verore.

Sipas të dhënave të para në vendngjarje, mjetet janë përplasur si pasojë e manovrave të gabuara të drejtuesve.






