Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar rrezikoi jetën pasi pësoi arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në det.
Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor në vendngjarje bëri të mundur rikthimin e shenjave të jetës për të riun.
Aktualisht, 19-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore nën kujdesin e mjekëve.





