Një konflikt mes dy personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre pasditen e kësaj të shtune, pas përdorimit të një mjeti prerës.
Sipas të dhënave paraprake, dy personat ishin përfshirë fillimisht në një debat verbal një natë më parë. Përplasja ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, kur njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur kundërshtarin.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konstatuar dëmtime në shpatull. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes





