Gjykata e Tiranës caktoi ndaj Altin Hilës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa pas daljes nga gjykata ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë për familjet në vështirësi.
Altin Hila, i cili u bë një nga figurat më të spikatura të protestës për shkak të pranisë së tij së bashku me djalin e paralizuar, është liruar nga ambientet e gjykatës, pasi ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Pas vendimit, Hila dha një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të tregojë më shumë vëmendje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira.
“Rama, nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë, duhet të reflektojë për këta njerëz që jemi rritur herë me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e detyrimit për paraqitje për 12 protestues, ndërsa pesë të tjerë u lanë të lirë pa asnjë masë sigurie.
Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për “arrest me burg”. Prokuroria kishte argumentuar se dy të pandehurit kishin ushtruar dhunë dhe kishin dëmtuar një automjet të Policisë gjatë protestës.





