Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet dhe kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë.
Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00.
Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.





