Vijoi edhe sot në ditën e 36-të protesta kundër qeverisë Rama.
Arkitektja Entela Koja në nisje të protestës tha se protesta dje ndër më masivet dhe pati jehonë në të gjithë mediat ndërkombëtare.
“Jemi në ditën e tretë të diasporës. Jemi dëshmitarë të protestës së djeshme madhështore që pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Ka pasur reagime në BE dhe Amerikë, si pasojë e vullnetit tonë,” u shpreh ajo.
Sipas aktivistes, pjesëmarrja e qytetarëve dhe e diasporës tregon forcimin e bashkimit qytetar dhe zgjerimin e mbështetjes për protestën.
“Shqiptarët dhe diaspora bashkë do ta heqin këtë kryeministër dhe gjithë establishmentin,” deklaroi ajo.





