Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Suedi.

Viktima është Gent (Milot) Maksutaj, nga fshati Banjë i Istogut. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, ndërsa Tahir Maksutaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se Genti ishte një kalimtar i rastit dhe se “jetën ia morën bandat kriminale”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës në zonën e Uppsalës. Autoritetet suedeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar. Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarët okularë për të identifikuar autorët e sulmit.