Një çift i ri nga Indonezia është rrahur me kamzhik, pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale para martesës.

Atyre iu mat temperatura dhe më pas i është vendosur maskë në fytyrë dhe janë fshikulluar të dy 100 herë me kamzhik para qindra njerëzve, duke marrë kështu një dënim jonjerëzor dhe shumë brutal.

Kjo është një shkelje e ligjit të Sheriatit në provinca me shumicë myslimane dhe si dënim marrin 100 rrahje me kamzhik.

Ligji i sheriatit u miratua nga qeveria kombëtare në vitin 2001. Amnesty International e ka dënuar këtë praktikë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.