Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 41-të e qytetaarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën. 

Sipas tij, kryeministri Rama e urren popullin dhe vjedh votat. Ai shtoi vendi po përballet me një sistem arsimor dhe shëndetësor të përkeqësuar.

“Edin Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë nxjerrë paparacët apo e ka bërë vetë? Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lart, se sa më lart të shkosh aq më shumë prova ke lënë? Tmerri i Edi Ramës kanë ata që i di përgjigjet. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Ai e urrën popullin, sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar, bën terror. Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë para nga vjedhja e këtij populli por edhe për sabotimin e  tij. Nuk kemi siguri, nuk kemi ushtri, nuk kemi shëndetësi nuk kemi arsim”, tha ai.