Një akademik shqiptar i është bashkuar protestës së qytetarëve në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se disa grupe në diasporë po bëjnë denoncime në BE dhe Byronë Amerikane ndaj disa personave. 

Akademiku theksoi se në Shqipëri ka pasur dy revolucuone me pushkë dhe penë. Në lidhje me këtë, ai tha se protestuesit në Tiranë janë pushka dhe diaspora është pena.

“Kam ardhur nga Seattle ju kam ndjekur që nga dita e parë dhe jam bërë pjesë. Kaq sa jeni këtu aq grupe ka në diasporë që punojnë krah jush me denoncime, kallaëzime letra në BE dhe Byronë Amerikane.

Në Shqipëri ka pasur gjithmonë dy revolucuone me pushkë dhe penë. Ju jeni me pushkë, diaspora pas jush me penë. U bëj thirrje akademikëve të bashkohen”, tha ai.