Vetëm pak ditë më parë, Rozana Radi ka festuar ditëlindjen e saj. Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për artisten, që prej shumë vitesh është ndër emrat më të spikatur të showbizz-it tonë. Edhe këtë vit, ajo ka zgjedhur një festë të vogël private, ku pranë saj kanë qenë vetëm njerëzit e afërt.
E gjithë vëmendja ka qenë për të parë këngëtaren në krah të partnerit të saj, Shpëtimit. Por mesa duket diçka ka ndodhur mes tyre dhe Shpëtimi jo vetëm ka munguar në këtë festë, por prej disa muajsh mungon edhe në llogarinë e Instagramit të Rozanës.
E duke qenë se gjithnjë artistja ka qenë shumë diskrete për këtë lidhje, fakti se tashmë partneri i saj nuk është më në listën e ndjekësve, na bën të mendojmë se dyshja po ndeshet me një krizë në lidhjen e tyre. Megjithëse janë bashkë prej shumë vitesh, kanë preferuar që të mbajnë një profil të ulët në media për shumë kohë. Partneri i saj nuk preferon që të jetë person publik, ndaj edhe nuk e kemi parë në asnjë aktivitet ku Rozana ka marrë pjesë.
Çifti u fejua në vitin 2018 dhe prej kohësh bashkëjetojnë. Mes të dyve, Rozana tha se ishte ajo që mbante më shumë inat pas një debati. E pyetur se kë do të zgjidhte mes motrës dhe partnerit, Rozana tha:






