Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike. 

“Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 42-të e revoltës së tyre, ndërsa protestuesit i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre. 

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike.