Në Tiranë po zhvillohet koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye West, për të cilin qeveria shqiptare ka paguar me 4 milionë euro nga fondi i emergjencave të buxhetit të shtetit. As ky event muzikor, i cili ka ngjallur shumë debate dhe polemika nuk i ka shpëtuar thirrjeve “Rama jepe dorëheqjen”.

Një grup qytetarësh kaën thirrur njëzëri: “Rama jepe dorëheqjen”. Paralelisht me koncertin, u zhvillua edhe protesta e 42-të e qytetarëve. Aktualisht ata po marshojnë në rrugët e kryeqytetit.