Të paktën 10 persona, mes tyre edhe dy të mitur, kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në komunën Hostotipaquillo, në shtetin meksikan të Jalisco.
Sipas autoriteteve lokale, një kamion transporti që lëvizte me shpejtësi të lartë është përplasur me disa automjete që ishin përfshirë më herët në një aksident tjetër. Kamioni ka goditur gjithashtu edhe ekipin e emergjencës, i cili ndodhej në vendngjarje duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.
Pamjet e publikuara nga Garda Kombëtare tregojnë një kolonë të madhe tymi, flakë dhe mbetje automjetesh të shpërndara përgjatë rrugës, duke dëshmuar përmasat e rënda të ngjarjes.
Guvernatori i Jaliscos, Pablo Lemus, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si “një tragjedi të madhe që ka zhytur në zi Jaliscon dhe Nayaritin”.
Ai gjithashtu garantoi mbështetje të plotë për të plagosurit dhe familjet e tyre, duke bërë të ditur se të lënduarit po transferohen në spitale publike dhe private për të marrë trajtimin e nevojshëm.
A semi-truck plowed into several vehicles in Mexico, killing 16 people
— NEXTA (@nexta_tv) July 13, 2026
The truck was unable to brake and crashed into cars that were already stuck in traffic due to an earlier accident, triggering a fire.
Among the injured are two members of the National Guard, who sustained… pic.twitter.com/FUDKSXlJAR





