Kreu i SPAK Klodian Braho është duke raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend.
Ai tha se SPAK ka nisur 46 hetime penale për zgjedhjet e fundit, për parregullsi të ndryshme.
“Në zgjedhje e fundit, SPAK ka nisur 46 procedime penale. Struktura e Posaçme ka ngritur një grup pune të posaçëm për të hetuar krimet zgjedhore. Ne përpiqemi që të zbatojmë të gjitha rekomandimet, që na vijnë nga ndërkombëtarët. Cilësia në hetime vetëm është rritur, duke qenë profesional të ndjekjen e çështjeve penale që kanë të bëjnë me krimet zgjedhore”, tha Braho.
Më tej, shtoi se BKH është duke u ristrukturuar, me qëllim që të ndiqen edhe krime, që kanë të bëjnë me kriptovaluta apo krime, që kanë qenë jo të zakonshme për Shqipërinë.
“BKH po merr gjithmonë e më shumë rëndësi si strukturë. Po mbushim edhe vendet, që i kemi pasur vakante. Edhe koordinimi me partnerët ndërkombëtarët është i rëndësishëm për ne. Vazhdojmë të ndjekim çështje, të shtetasve shqiptarë, që mund të shtrijnë kriminalitetin dhe jashtë Shqipërisë”, deklaroi Braho.
Kreu i Strukturës së Posaçme deklaroi se SPAK kërkon që të përmbushë të gjitha rekomandimet.





