Policia italiane ka arrestuar dy persona me origjinë shqiptare dhe një rumune, pasi po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu edhe 19 mijë euro në para të gatshme. Pas arrestimit ata u arrestuan dhe u transferuan në Burgun e Parmës.
Mediat italiane shkruajnë se droga u gjet në në kabinën e kamionit teksa ishte e paketuar mirë dhe e stampuar me logo elefanti. Sipas një vlerësimi të Guardia di Finanza, pasi të pritej dhe të hidhej në treg, kokaina do të kishte gjeneruar fitime prej afërsisht 20 milionë eurosh.





