Nafta vazhdoi rritjen me rreth 1% të mërkurën, ndërsa Presidenti Donald Trump rivendosi një bllokadë detare në të gjitha portet iraniane dhe Trupa e Gardës Revolucionare Islamike e Iranit kërcënoi të mbyllë “të gjitha korridoret e tjera të eksportit që u sjellin dobi SHBA-së dhe aleatëve të saj”.
Çmimet e naftës u rritën me 2%, ndërsa sulmet përkeqësuan një ndërprerje të furnizimit në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë para fillimit të luftës me Iranin.
Reuters shkruan se analistët kanë thënë se Irani ka sinjalizuar se mund të përdorë aleatët e tij Huthi në Jemen për të mbyllur portën Bab el-Mandeb për në Detin e Kuq. Kjo duke hapur një front të ri kundër Uashingtonit dhe duke vënë në rrezik dy nga arteriet më jetësore të energjisë në botë. Armiqësitë midis Iranit dhe SHBA-së rinisën javën e kaluar, duke prishur një armëpushim të arritur në qershor pas disa muajsh luftimesh.





