Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin e tyre me fjalime dhe mesazhe kundër politikave aktuale.

Qytetarët protestues kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.

Tubimi vijon të zhvillohet prej 46 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.