Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos.

Sakaq, Ilir Selmani nuk u paraqit në seancën e zhvilluar në Apelin e GJKKO.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese vendosi të konfirmojë vendimin e mëparshëm, duke lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg.

Ish-polici Santiago Malko u vra në gusht të vitit 2019 në Tiranë.