Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”.

Ilir Beqaj mbërriti në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe me pranga në duar.

Para nisjes së seancës, prangat iu hoqën dhe ai u ul pranë avokatit të tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj.

Sakaq Prokuroria po përgjigjet për materialet që ka dorëzuar mbrojtja e Beqajt.