Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë po përballen me një problem i cili rrezikon të dëmtojë prodhimet e tyre. Fushat bujqësore janë pushtuar nga karkaleci, gjë e cila ka dëmtuar sasi të prodhimeve dhe ka vënë në rrezik vreshtat dhe plantacionet e lajthisë. Në lidhje me këtë, banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. 

Ata kanë deklaruar se ky është një fenomen i përsëritur për të tretin vit radhazi, por këtë sezon dëmet janë më të mëdha se në vitet e kaluara. Ata theksojnë se shumë familje rrezikojnë të mbeten pa prodhime për konsum dhe pa bazën ushqimore për blegtorinë gjatë dimrit.