Një katastrofë natyrore ka ndodhur në Afganistan ku 20 njerëz humbën jetën dhe 80 të tjerë u plagosën, si pasojë e përmbytjeve. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive ka bërë më dije se 100 persona janë zhdukur. 

Kryeqyteti i provincës Parun është prekur veçanërisht por ekipet e shpëtimit po raportojnë viktima edhe në zona të tjera të kësaj province malore dhe të vështirë për t’u arritur, e cila ndodhet në kufirin me Pakistanin.

Banorët po përpiqen, pa pajisjet e duhura dhe me çfarëdo mjeti që kanë, të gjejnë viktima ose të mbijetuar në baltë dhe grumbuj gurësh. Kryetari i bashkisë së qytetit, si dhe zyrtarët publikë, janë ndër të zhdukurit. 

Autoriteti kombëtar i menaxhimit të emergjencave tha se përmbytjet kishin shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike.