Një veprim simbolik ka shoqëruar protestën e kësaj të enjteje para Kuvendit të Shqipërisë, ku disa protestues kanë vendosur qese me mbetje pranë kordonit të policisë.

Gjatë protestës, qytetarët u kanë drejtuar thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të mos bëhen mburojë e atyre që i cilësuan si përgjegjës për situatën në vend, duke përdorur sloganin: “Mos mbroni plehrat”, në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj klasës politike.

Tubimi ka nisur rreth orës 08:30, ndërsa protestuesit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e qeverisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për zhvillimet politike dhe qeverisjen e vendit.