Deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren e Parlamentit ndërsa kryetari, Niko Peleshi, miratoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për kalimin direkt në votim të çështjeve të rendit të ditës, duke ndërprerë diskutimet.

Gjatë momentit të votimeve, deputetët e opozitës qëndronin para foltores, ndërsa godisnin tavolinat duke krijuar zhurmë në sallë.

Në një moment tensioni, në pamjet nga seanca shihen kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputeti Kelvis Balliu, të cilët kanë hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Pas këtij episodi, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin. Kreu i grupit parlamentar të PD-së vijoi përplasjen duke hedhur gjithashtu kartonë votimi në drejtim të kryeministrit Rama.