Tregimi i bashkëshortes durrsake të autorit NdocPistulli (1942 – 1977)

Nga Gëzim KABASHI

Opera “Rozafa” e kompozitorit Ndoc Pistulli  (1942 – 1977) morri duartrokitjet e merituara të publikut, qëmbushi plot e përplot sallën e Teatrit Kombëtar tëOperas dhe Baletit.

Më shumë se një gjysëm shekulli pasi është shkruar nëShkodrën ku lindi dhe u edukua mjeshtri i ardhshëm imuzikes, opera erdhi njëlloj e frymëzuar nga fati iRozafës, që ishte simbolikisht i njejtë me atë të NdokPistullit, siç vazhdojnë ta thërrasin shokë e miq gati 50 vjet pas vdekjes. 

Partiturat e operas “Rozafa” i ruajtën me kujdes shokëe miq artistë në Shkodër, por veçanërisht bashkëshortjae tij, Nirvana Pistulli Dovana, një vajzë nga Durrësi, qëe lidhi jetën e saj me të riun shkodran, të cilin edhe sot ajo e quan me përkëdheli si dikur, “Noku”.

Projekti për të sjellë në skenë legjendën e Rozafës, sipas muzikës së ndjerë të Pistullit, kaloi mjaftlabirinte.

Nirvana e quan “ engjëll” regjisorin dhe skenografin e operas, Andis Gjoni, edhe ai pasardhës i një familjejeartistësh të njohur shkodranë.

“Andisi, që jeton e punon në SHBA u njoh me veprën 4 vjet më parë, dhe nuk u dorëzua para vështirësive. Menjë vullnet të paparë, ai dhe dirigjenti Grid Kraja (njëtjetër emër i njohur në Durrës, dirigjent i orkestrësfilarmonike në qytet) i bindën drejtuesit e Teatrit përrëndësinë e veprës “”Rozafa” në muzikën shqiptare – tregon Nirvana.

Libreti frymëzues i një tjetri shkodrani të pathyer ngaregjimi, Zef Zorba, njëlloj si për Pistullin, e bëri më tëlehtë punën e realizuesve të operas. Vepra e tyre e përbashkët u punua ndër vite, thuajse në fshehtësi – dëshmon Nirvana, bija e Alfons Dovanës dhe Matilda Spiros, njerëzve të kulturës në qytetin bregdetar tëDurrësit.

E po ashtu gjithkush e quan engjëll Nirvana Dovanën, e cila u bë financuesja kryesore e projektit “Rozafa” për veprën e panjohur të bashkëshortit.

Ajo kujton talentin e jashtëzakonshëm të bashkëshortit, i cili në moshën 14 vjeç bëhet pianisti i operas së parëshqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenk Jakova, e poashtu i veprave të Tonin Harapit. 

Ndoc Pistulli nuk mundi të arsimohet në shkollaartistike, përkundrazi. Shumëkush nuk e kuptonte se sinjë djalosh që ende nuk I njihte notat dhe pantagramin, mund të kishte këtë dhunti të mrekullueshme.

Me një vullnet të jashtëzakonshëm I riu shkodran u përshi në ekipin e volejbollit “Vllaznia”, ndërsa punoifshatrave si mësues I matematikës. Madje edhe atjeorganizoi festivalet e korale me 4 zëra mes shkollave – kujton Nirvana.

Ndoci nuk u dorëzua edhe kur jeta e bashkëshortëve u komplikua edhe më tej për shkak të mbiemrave Pistullie Dovana. 

Ai punoi si hekurkthyes, pa iu ndarë muzikës, ëndrrës, që po e çonte drejt “Rozafës”, operas, që do të korrte55 vjet pasi ai vuri firmën e tij në faqen e fundit, e qëme siguri do të hyje me dinjitet në kalendarin tëtempullit shqiptar të muzikës operistike.