Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë të Bashkisë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Në zonë është nisur sektori veterinar për të kryer verifikimet në terren dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.