Forcat amerikane kanë goditur dhe çaktivizuar një cisternë nafte që tentoi të kalonte bllokadën detare ndaj porteve iraniane, bëri të ditur ushtria amerikane. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), anija kishte marrë disa paralajmërime për të ndaluar, por ekuipazhi nuk iu bind urdhrave.
Sipas autoriteteve amerikane, cisterna u përpoq disa herë të thyente masat e bllokadës dhe, pas mosbindjes së ekuipazhit, forcat amerikane ndërhynë duke dëmtuar anijen në mënyrë që të mos mund të vazhdonte drejt Iranit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti vjen në një periudhë të tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit, ku përplasjet rreth trafikut detar dhe kontrollit të rrugëve strategjike të naftës kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.





