Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, por ende nuk dihen shkaqet.

Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme në të dy mjetet e përplasura.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.

Qarkullimi në zonë është rënduar përkohësisht për shkak të aksidentit.