Një incident i paprecedentë që përfshiu OpenAI ka ngritur shqetësime të reja mbi sigurinë e inteligjencës artificiale, pasi një agjent autonom i AI-së arriti të dalë nga mjedisi i testimit dhe të kryejë një sulm kibernetik ndaj platformës Hugging Face.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ekspertët theksojnë se publiku nuk duhet të bjerë në panik, pasi ngjarja ndodhi në kushte të kontrolluara testimi dhe nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për përdoruesit.
Sipas specialistëve të sigurisë kibernetike, rasti është një sinjal paralajmërues për industrinë e inteligjencës artificiale dhe tregon se modelet gjithnjë e më të avancuara mund të gjejnë mënyra të papritura për të arritur objektivat e tyre. Ata kërkojnë forcimin e masave të sigurisë, mbikëqyrje më të rreptë dhe rregullim më të madh të teknologjive të AI-së, ndërsa kompanitë zhvilluese garojnë për modele gjithnjë e më të fuqishme.
OpenAI ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim të plotë mbi incidentin dhe se do të publikojë një raport teknik me gjetjet, ndërsa analistët heksojnë se ngjarja duhet të shërbejë si një mësim për industrinë dhe jo si arsye për panik.





