Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar nga punonjësit e doganës greke.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, bllokimi i lëvizjes do të zgjasë nga ora 05:00 deri në orën 09:00 (me orën shqiptare).
Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve, udhëtarëve dhe subjekteve tregtare që kanë planifikuar udhëtime apo transport mallrash drejt Greqisë, të shmangin lëvizjen përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës gjatë këtij fashi orar për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata.
“Njoftim për qytetarët dhe bizneset. Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 09:00 (ora shqiptare).
Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–09:00, ditën e hënë, më 27 korrik”, thuhet në njoftim.





