Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit lagjja 13 rreth orës 23:00.

Një person është qëlluar me thikë dhe ka përfunduar në spital.

Nuk dihen më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e të plagosurit, teksa në vijim pritet të zbardhen më shumë informacione nga policia.

LAJMI NË PËRDITËSIM