Arben Kola është liruar pasi u shoqërua nga policia disa orë më parë, kur nisi protesta. Anëtari i grupit organizator të protestës u përplas me efektivët në fillim të tubimit.

Deri në këtë moment, ai po mbahej në komisariatin nr. 1, jashtë të cilit ka edhe një grup protestuesish.

Kola ka bërë ironi me arsyen e arrestimit të tij, ku tha se policia ishte bërë xheloz që në thirrjet e tij me megafon po fliste për kryeministrin Edi Rama dhe jo për ta.

“Nuk po bëja asgjë vetëm po bëja thirrjet tona të përditshme. Thirra: Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë. Siç duket policia u bë xheloze. Dy protestues janë liruar, pritet lirohen edhe dy të tjerë”, tha ai.