Me përjashtim të ditës së hënë, vendi do të pushtohet nga një masë e të nxehtit afrikan.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, duke u ngjitur mbi 40 gradë celius.

Edhe pjesa e parë e muajit gusht parashikohet të ketë temperatura ekstreme të cilat do të ngjiten mbi 42 gradë Celsius.