Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të SPAK, ndodhen prej orësh në godinën e bashkisë, ku po kryejnë kontrolle dhe po sekuestrojnë dokumentacion.

Deri në këtë moment nuk është bërë e ditur çështja konkrete për të cilën po kryhen veprimet hetimore, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga SPAK.

Hetuesit e BKH-së vijojnë punën në ambientet e institucionit.