Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin para skanerit, ku shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se ka përplasur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.

Mësohet se 62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’u futur në skaner, kur u godit nga kamioni.

Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën.

Drejtuesi i kamionit, 49-vjeçari N. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.