Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

Beqaj ishte arrestuar më 4 korrik 2024 në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme  për çështjen që lidhet me dyshimet për abuzim me fondet e projektit SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.