Flakët vazhdojnë të përhapen jashtë kontrollit në zonën e Porto Germenos, në perëndim të Atikës, ndërsa zjarri ka mbërritur shumë pranë pranë zonave të banuara.
Autoritetet kanë dërguar disa mesazhe paralajmëruese përmes numrit të emergjencës 112, duke urdhëruar evakuimin e disa zonave bregdetare dhe rurale. Dymbëdhjetë persona, të cilët ishin bllokuar pranë bregdetit, u transportuan me mjete lundruese drejt një zone të sigurt.
Deri tani nuk ka raportime për persona të plagosur nga zjarri në Porto Germeno. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha. Sipas një përfaqësuesi të pushtetit vendor, vlerësohet në një bilanc paraprak se janë djegur nga 100 deri në 150 banesa.
Në operacion marrin pjesë rreth 500 zjarrfikës, ekipe të specializuara pyjore, vullnetarë dhe mbi 130 automjete. Në terren ndodhen gjithashtu zjarrfikës nga Franca dhe Rumania në kuadër të mekanizmit europian të mbështetjes.





