Qindra qytetarë që prej më shumë se dy muajsh protestojnë çdo ditë në Tiranë, do të zhvillojë edhe sot protestën e saj të 64-t, duke vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe të gjithë kastës së vjetër politike.
Protesta e sotme vjen një ditë pas tubimit të 63-të, ku qytetarëve në shesh iu bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Gjatë tubimit, përfaqësues të diasporës mbajtën fjalime, duke shprehur mbështetjen për lëvizjen qytetare dhe duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, ishte një nga banderolat gjigande që diaspora kishte sjellë në shesh.
Në tubimin e djeshëm, organizatorët ritheksuan se protestat do të vijojnë çdo ditë, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi dhe shqiptarëve jashtë kufijve që t’i bashkohen lëvizjes.
Mbështetje dhe thirrje u bë edhe për banorët e 15 bashkive që sipas propozimit të Partisë Socialiste, do shkrihen nga reforma territoriale.





