Një aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër nacional Lushnje-Berat.

Automjeti me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar e kthyer në njërën anë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, njëkohësisht duke disiplinuar trafikun.