Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Roma të shtetasit Sefer Selimaj, 42 vjeç, i dënuar me 15 vite burg për trafikim të personave.

Sipas njoftimit, Selimaj u ekstradua nga Italia në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet italiane. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Me mbërritjen në Shqipëri, 42-vjeçari do t’u dorëzohet autoriteteve kompetente për vijimin e procedurave për ekzekutimin e vendimit penal.

Interpol Tirana

U ekstradua nga Roma, shtetasi Sefer Selimaj, 42 vjeç, lindur në Tiranë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.