Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet për “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Sipas hetimeve, Julian Alla ka mbajtur një të mitur 13-vjeçar në banesën e tij në rrugën “Bardhyl” në datë 23 korrik.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë bërë kallëzim në polici. I mitur gjatë deklarimeve në prani të prindit dhe psikologut ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari.





