Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota për qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.
Kundër qeverisë së re kanë votuar 24 deputetë dhe një abtestim. Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë.
Kabineti qeveritar do të këtë këtë përbërje: Avdullah Hoti, kryemnistër, Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë, Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër, Albulena Bala – Halimi, zëvendëskryeministre, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Hykmete Bajrami.
Ministre e Financave, Besjan Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni, mbetet ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Agim Veliu.
Ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Blerim Kuçi , ministër i Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj.
Ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Dalibor Jevtiq, ministër i për Kthim dhe Komunitete, Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal.





