Në masivin pyjor të Drënisë, në Bashkinë Patos, vijon puna në terren për izolimin e vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të masivit pyjor.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Efektivët po ndihmojnë në ndërhyrjen në terren.

Puna vijon për izolimin e plotë të vatrës dhe shmangien e çdo rreziku për përhapjen e zjarrit.