Qytetarët e Divjakës janë mbledhur prej 14 ditësh radhazi në protestën kundër reformës administrative-territoriale. Me thirrjen “Divjaka bashki”, protestuesit kundërshtojnë përfshirjen e Bashkisë Divjakë nën administrimin e Bashkisë Lushnjë.

Qyetarët kanë kërkuar publikisht edhe dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, duke argumentuar se ky hap do të ishte një mënyrë për të ruajtur dinjitetin e tij dhe të qytetit.

Kjo kërkesë u është drejtuar edhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët pritet të mblidhen të premten, në orën 10:00.

Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për pjesëmarrje më të gjerë, duke kundërshtuar masivisht propozimin e PS-së për shkrirjen e bashkive.