Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me incidentin e ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet se ka dalë nga lokali me armë në dorë dhe në momentin kur ka tentuar të qëllojë në drejtim të shënjestrës, pistoleta i është bllokuar.

Kjo ka bërë që situata të mos përfundonte me pasoja më të rënda. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhejn e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.