Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.
Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të
fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.





