Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Vilës së Zogut në Durrës.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga disa metra lartësi. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Ai është transportuar në Spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të zbardhen nga grupi hetimor.





