Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari ka ndodhur sot në mëngjes në Durrës.
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





